Download
Si mund të arrij jetën e përjetshme?
Albanisch.pdf
Adobe Acrobat Dokument 1'021.2 KB

Download
Le t'ju prezantoj me Biblën.pdf
Adobe Acrobat Dokument 123.6 KB
Download
A mund të flasim me Perëndinë.pdf
Adobe Acrobat Dokument 1.8 MB

Download
Pse lejon Zoti gjëra të tilla.pdf
Adobe Acrobat Dokument 2.1 MB
Download
Ja Dallimi.pdf
Adobe Acrobat Dokument 357.9 KB
Download
Perëndia po, por pse Jezusi.pdf
Adobe Acrobat Dokument 2.1 MB
Download
Psejetoj.pdf
Adobe Acrobat Dokument 2.0 MB



 "Siç është shkruar: «Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një»."   Romakët 3:10

   "Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë."   Romakët 3:23

   "Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë."   Romakët 6:23

   "Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne."   Romakët 5:8

   "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme."   Gjoni 3:16

   "Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi."   1 Gjoni 1:9

   "Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim."   Romakët 10:9-10

   "Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij."   Gjoni 1:12

   "Jezusi i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje."   Gjoni 14:6

   "Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do."   Gjoni 5:21

   "Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush."   Efesianët 2:8-9

   "Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni; Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve."   1 Korintasve 15:1,3-4

   "Rrëfeni fajet njëri tjetrit dhe lutuni për njëri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt."   Jakobi 5:16

   "Shumë të dashur, le ta duam njëri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri."   1 Gjoni 4:7-8

   "Ju pra, shumë të dashur, duke i ditur këto gjëra, ruajuni se mos ligështoheni në qëndresën tuaj, të tërhequr nga gabimi i të pabesëve. Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen. "   2 Pjetrit 3:17-18